October 2, 2022
Portali Shprehja

Kamionët bartin qen endacak në kryeqytet

Gazetare: Evi Shkopi

Komunat në vend shpesh janë ankuar se persona të caktuar me kamion transportojë qen nga qytete të tjera për t’i lëshuar në territorin e tyre. Megjithatë askush deri tani nuk kishte paraqitur një rast të tillë apo prova deri tek MPB-ja. Gjatë muajit gusht NP “Lajka” ka denoncuar në polici se diçka e tillë ka ndodhur edhe në Shkup.

“Në datën 12.08.2022 në Stacionin Policor Qendër nga NP “Lajka” është raportuar se me datë 10.08.2022 në periudhën kohore prej 17:00-17:30 në zonën e Qendrës në “Orce Nikolov” rruga nga një person janë lëshuar qen. Po ashtu, me datë 11.08.2022 rreth orës 00:30 në parkun e qytetit në Shkup, NP “Lajka” sërish ka vërejtur qen pa etiketa të veshit, të cilët dyshohet se janë lëshuar nga strehimore e paregjistruar. SPB Shkup po merr masa për zbardhjen e rastit”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Megjithatë nga MPB nuk dhanë informacione nëse kanë prova për të gjetur autorët dhe nëse ka pasur denoncime se diçka e tillë është hasur edhe në komuna të tjera. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Lajka” thotë se kapaciteti që kjo ndërmarrje ka është shumë më i vogël në krahasim me numrin e qenve endacak në kryeqytet. Pak ditë më parë Këshilli i Qytetit të Shkupit diskutoi për t’i dhënë ndihmë prej 10 milion denarë kësaj ndërmarrje, por një kërkesë e tillë nuk siguroi votat e nevojshme.

“Ndërmarrja Publike “ Lajka” ka probleme serioze financiare dhe kjo është e trashëguar nga më herët. Për momentin arritëm ta stabilizojmë gjendjen financiare, madje edhe arritëm të kthejmë një pjesë të borxheve, që është mundësi e shkëlqyer. Mund të them se gjatë muajve të kaluar nga viti i ri e deri sot kemi rritje për 40% të qenve që kanë marrë trajtimin human nga ndërmarrja jonë, që është numër shumë i lartë”, u shpreh Vojslav Dimitrovski- drejtor i NP “Lajka”.

Procesi për numërimin e qenve endacak në terren ishte paralajmëruar për javën e ardhshme, por sot drejtori i “ Lajkës” tha se ky proces është shtyrë dhe i njëjti planifikohet të nisë nga mesi i javës së ardhshme./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Kalendari historik i datës 2 tetor

Leave a Comment