February 8, 2023
Portali Shprehja

Kampionët e Anglisë në “gjah” pas yllit gjeorgjian te Napoli

Napoli duket se nuk do ta shijojë për shumë kohë talentin e Khvicha Kvaratskhelia. Talenti gjeorgjian që po mahnit Italinë është në fokusin e kampionëve në fuqi të Anglisë, Mançester Sitit.

“Qytetarët” janë bindur për 21-vjeçarin, jo vetëm nga paraqitjet e tij në Serie A, por më shumë nga ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve, teksa ndihmoi “të kaltrit” për të marrë vendin e parë në grup duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste.

Kështu, duke njohur mirë vlerat e sulmuesit anësor, Napoli nuk do ta lëshonte kurrë pa përfituar të paktën 80 milionë euro, aq më tepër që lojtari është nën kontratë me italianët deri në vitin 2027.

Nga ana tjetër, Siti duhet të bind edhe vetë Kvaratskhelian i cili luan vitin e parë me Napolin dhe gjithnjë është shprehur se kërkon ta shijojë gjatë aventurën në Itali duke vlerësuar shumë klubin që i besoi dhe këmbënguli për ta transferuar në stadiumin “Maradona”. Nga ana tjetër, gjeorgjiani ndjehet i lumtur edhe për faktin që në Napoli futbolli përjetohet shumë pasi atij i pëlqen një ndjesi e tillë.

 

.

Të Ngjajshme

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Leave a Comment