June 20, 2021
Portali Shprehja

Kancelarja Merkel sot do të bisedojë me kryeministrin Kurti – Iliria News Agency

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel sot do të zhvillojë një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelarja Merkel do të komunikojë me kryeministrin e Kosovës, Kurti, për një gamë të gjerë çështjesh, ndër to edhe për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë, transmeton DW.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

Të Ngjajshme

I nxehti dhe sëmundjet e zemrës, shamngni futjen në ujë të ftohtë dhe orët e pikut (VIDEO) – Iliria News Agency

admin

Shqipëria është gati, Brukseli nuk e ka të qartë – Iliria News Agency

admin

Kurti javën e ardhshme takohet me Macron në Paris – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment