5 C
Skopje
February 8, 2019
Shëndetsi

Kanceri “ngjitës”, regjistrohet rasti i parë i kalimit nga një pacient te tjetri

Tre persona kanë vdekur nga kanceri në gji, duke shënuar kështu rastin e parë të provuar të kalimit të kësaj sëmundjeje nga një person te një tjetër.

Dihet se kanceri nuk është një sëmundje ngjitëse, por në këtë rast kalimi nga një person te tjetri ka ndodhur për shkak të një transplanti.

Një grua 53-vjeçare, e cila ka vdekur në vitin 2017, nga një ishemi, u bë donatore organesh për katër të tjerë, të cilët vijuan të jetonin falë transplantit të veshkave, mushkërive, mëlçisë dhe zemrës.

Por 6 vjet nga transplantet, tre pacientë vdiqën nga kanceri, ndërsa i katërti u doagnostikua me sëmundjen e rëndë, por mbijetoi.

Tumori nuk ishte dalluar nga mjekët para dhurimit të organeve. Në trupat e marrësve të organeve, këto të fundit kanë vepruar si “kalë Troje”.

Ekspertët thonë se shanset që kanceri të merret nga transplanti i një organi janë shumë të vogla, 1 në 10 mijë.

Ata thonë se kjo është hera e parë që dokumentohet kalimi i kancerit nga një pacient në katër të tjerë.

Përfundimet kanë dalë nga hulumtimet që kryen studiuesit e Universitetit të Tübingenit në Gjermani dhe të Qendrës Mjekësore Universitare të VU në Amsterdam, Holandë.

.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Më thuaj cili dhëmb ju dhemb, të të them se nga cili organ vuani

shprehja

Çfarë ndodh me trurin nëse nuk pihet ujë sa duhet?

shprehja

Teprica e qumështit të gjirit gati i merr jetën foshnjes së sapolindur

shprehja