November 29, 2021
Portali Shprehja

KAOS TE BAYERN | 5 futbollistë nuk hyjnë dot në Hotelin ku grumbullohet skuadra. Nga Kimmich te Lewandowski

Titullarët e rregullt të mesfushës së Bayern Munich, Joshua Kimmich dhe anësori Serge Gnabry nuk do të kenë akses në hotelin e grumbullimit të ekipit për ndeshjen e së premtes kundër Augsburgut për shkak të mos vaksinimit kundër koronavirusit…

E njëjta gjë vlen edhe për Eric-Maxim Choupo Moting, zëvendësuesin e rregullt dhe të Robert Lewandowski apo për playmaker Jamal Musiala.

Tact Watches

Të katër lojtarët preken nga një dispozitë e re e qeverisë rajonale bavareze që kërkon që vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit të mund të hyjnë në hotele dhe restorante.

Gnabry, Kimmich dhe Musiala tashmë u detyruan të largoheshin nga grumbullimi i skuadrës gjermane për ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Botërorin pas një rasti pozitiv (mbrojtësi Niklas Süle)

Të tre lojtarët kishin udhëtuar me të në grumbullim, kështu që ata konsideroheshin si kontakte të ngushta.

Megjithatë, lojtarët e tjerë – Manuel Neuer, Thomas Müller dhe Leon Goretzka – mbetën me ekipin pavarësisht se kishin udhëtuar gjithashtu me Süle.

Kimmich kishte pranuar më parë se nuk ishte vaksinuar, duke argumentuar dyshimet për efektet anësore të mundshme afatgjata të vaksinave të disponueshme, ndërsa lojtarët e tjerë nuk dihej se ishin vaksinuar.

Kryeministri bavarez, Markus Söder, ka ngritur mundësinë e vendosjes së vaksinimit të detyrueshëm për futbollistët si një mënyrë për t’i dhënë sinjal popullatës.

Fushata e vaksinimit në Gjermani ka mbetur në stanjacion që nga vera, pjesërisht për shkak të skepticizzit nga ana e popullatës.

67,7% e popullsisë ka marrë orarin e plotë të vaksinave dhe 70,2% të paktën dozën e parë, që është larg arritjes së imunitetit të tufës dhe kuotave të vendeve të tjera evropiane si Spanja apo Portugalia.

.

Të Ngjajshme

Totti nuk ka dyshime mbi Topin e Artë: “U mësuam me ata, por tani them…”

admin

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

admin

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

admin

Leave a Comment