November 29, 2021
Portali Shprehja

Kapen emigrantë nga Siria, arrestohet një 51-vjeçar!

Gjatë shkarkimit të një kamioni dhe gjysmërimorkio me targa të Kumanovës në një fabrikë në Vinicë, janë gjetur dy emigrantë, A.J.(23) dhe M.N.(26), të dy nga Siria.

Për shkak të kësaj, nëpunësit policorë nga Stacioni policor Vinicë kanë arrestuar XH.S. (51) nga f. Rramanli i Kumanovës.

Tact Watches

Siç kumtoi MPB, për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi adekuate.

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment