September 29, 2022
Portali Shprehja

Kapet shqiptari në Itali me 10 milionë euro lëndë narkotike

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 40 kilogramë kokainë të pastër, e cila sipas autoriteteve italiane ka një vlerë tregu mbi 10 milionë euro.

Shqiptari e kishte fshehur drogën në makinë dhe në shtëpi, ndërsa u kap gjatë një kontrolli rutine, që më pas rezultoi në kapje të madhe droge.

Gjithashtu në banesën e shqiptarit u gjetën para cash, të ardhura të konsideruara nga shitjet, si dhe mjete që përdoren për paketimin e drogës.

Mediet italiane raportojnë se një pjesë e sasisë së kokainës u gjet në timonin e makinës.

Shqiptari eshë arrestuar në Ancona të Italisë. Ndërsa pas hetimeve rezultoi se 30-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga Guardia di Finanza e Bresciaa, e cila prej disa kohësh po e mbante në mbikëqyrje, për shkak se i riu kishte marrë një apartament në Ankona në via Primo Maggio dhe në Baraccola, të cilin e përdorte si laborator për përpunimin dhe ruajtjen e drogës./abcnews.al/

Të Ngjajshme

Kjo ngjarje e dëshmon më së miri tmerrin që po ndodh në Rusi, pas thirrjeve të Putinit për ushtri

admin

Përshtypje: Shqipëria, vendi që hoqi “vellon e misterit”

admin

Eskalon debati mes hoxhës dhe Matoshit: Hajvan… Shko pije naj birrë

admin

Leave a Comment