July 27, 2021
Portali Shprehja

Kapilarët e plasaritur në këmbët e grave

Me kalimin e kohës, lëkura jonë e humb elasticitetin e saj duke u bërë madje edhe me vena të dukshme.

Ky proces, i gjithi normal, vjen nga një nivel më i thellë, që përfshin venat poshtë lëkurës, të cilat zgjerohen e më pas dalin në sipërfaqe. Këto vena të identifikuara ndryshe si “Vena merimangë ” janë të vogla, të degëzuara, me ngjyrë të kuqe, vjollcë ose blu, dhe përgjithësisht të shpërndara, duke imituar rrjetën e merimangës apo degëzimin e një peme.

Por a e dini se si krijohen  kapilarët e plasaritur dhe që profesioni i punës suaj ka predispozitën që juve t’iu krijohen kapilarët e plasaritur në këmbë?

Venat varikoze në fakt quhen si një sëmundje kronike, shumë e shpeshtë në vendet e industrializuara dhe prek më tepër femrat.

Pyetja që lind është; A janë kapilarët e plasaritur thjesht një problem estetik apo tregojnë për një sëmundje të enëve të gjakut? Për të trajtuar këtë argument ndiqni sot në emisionin “Hipokrati”, kirurgen Elida Mici, mjeke, flebologe.

Prania e venave të zgjeruara në gjymtyrët e poshtme jep dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, këmbë të rënda, sidomos gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës premenstruale tek gratë, në periudhën e nxehtë, gjatë ngritjes së peshave të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e varikozuar etj

Si mund të trajtohen kapilarët e plasaritur dhe sa të efektshme janë mënyrat e trajtimit të tyre?

Sa ndikon stili i jetesës në formimin e kapilarëve të plasaritur në këmbët e grave dhe a mund të parandalohet formimi i tyre?

Gjithçka në Hipokrati

Sonte, ora 17:00!

Top Channel!


Top Channel

Të Ngjajshme

Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

admin

Tymi i cigares lë shenja të pakthyeshme në lëkurë: Ja cilat janë shenjat e “fytyrës së tymosur”

admin

Përse duhet t’i ruhesh çrregullimit emocional stinor?

admin

Leave a Comment