December 1, 2020
Portali Shprehja

Karantinë në pavijonin 6 të burgut në Idrizovë

Virusi korona nuk kursen as të burgosurit në Burgun e Idrizovës. Prej 7 ditësh është vënë në karantinë të plotë pavijoni i 6 i burgut më të madh në vend. Ankesat e të burgosurve kanë arritur kulmin për shkak të izolimit kundër përhapjes së virusit. Nuk u lejuam të kalojmë perimetrin e sigurisë nga policia e burgut për të mos ardhur në kontakt me të burgosurit.

“Këtu në burgun e Idrizovës lëvizja është e kufizuar për shkak të masave restriktive të pandemisë, posaçërisht në zonën ku një rezultoi me simptome të CoVid-19, i gjithë reparti izolohet dhe këtu lëvizja mund të jetë pak a shumë siç po e shihni, e kufizuar”

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup, thanë se brenda burgut në atë zonë janë izoluar 58 të burgosur, ngaqë njëri ka rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Gjatë ditës së sotme morëm shtrishot e 12 të burgosurve, të cilët kishin kontakte direkte me të infektuarin. Prej tyre, 4 të burgosur kanë simptome të lehta të dyshimta nga virusi korona. Në bazë të protokollit, ky pavijon do të mbahet në izolim për 14 ditë, ku 58 të burgosurit do të kenë regjim të posaçëm të lëvizjes brenda hapësirave, në orar të ndryshëm nga të burgosurit të pavijoneve të tjera”-thonë nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup

Në pamundësi për t’iu ofruar qelive për shkak të rrezikut nga përhapja e infeksionit, porositë e të burgosurve na përcollën familjarët e tyre, të cilët pritnin për vizita. Djali i të burgosurit të përjetshëm Muhamet Krasniqit nga Malisheva tregon për ndalesat e vizitave që iu bënë më parë.

Po kemi pasur pengesa për shkak të përhapjes së virusit korona, por tani na lejuan sërish me vizita”, tha Arian Krasniqi, vizitor.

Nga Drejtoria e burgut thonë se reduktimi i vizitave është bërë që mos të sillet virusi nga jashtë.

 Në hyrje dhe dalje të godinës kontrollohet, simptomat e mundshme të virusit korona, duke mos iu mundësuar hyrje personave të pakontrolluar që mund të jenë të dyshimtë apo të infektuar me CoVid-19”-pohoi Jovica Stojanoviq, drejtor i Burgut të Idrizovës.

Që nga fillimi i pandemisë në burgun e Idrizovës ku aktualisht vuajnë dënimin 1,065 të burgosur, ka pasur 6 raste të infektimit me CoVis-19. Në “Idrizovë” edhe 26 policë të burgut kanë qenë të infektuar.

Adnan Qaili

The post Karantinë në pavijonin 6 të burgut në Idrizovë appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Mot i ftohtë, temperatura minimale minus 11 gradë

admin

Vazhdon debati i amendamenteve për Buxhetin për vitin 2021

admin

32 viktima dhe 336 raste të reja me COVID

admin

Leave a Comment