May 28, 2023
Portali Shprehja

Karlo Ançeloti konfirmon përforcimin e ri në mbrojtje

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, ka thënë se lojtari i Rajo Vallejkano, Fran Garcia do të nënshkruajë kontratë me klubin madrilen në fund të sezonit.

Pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Rajo Valejkanos, të cilën vendasit e fituan 2:1, ai tha se mbrojtësi i majtë i talentuar do t’i bashkohet skuadrës sezonin e ardhshëm.

“Garcia luan si mbrojtës i majtë dhe ka shumë energji. Ai është i shpejtë me topin dhe i mirë në sulm. Ai i përshtatet Realit, dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në klubin tonë”, tha Ançeloti, njoftojnë mediat spanjolle.

Garcia kaloi në Akademinë e të rinjve të Real Madrid. Në vitin 2020, ai shkoi në huazim te Rajo Valejkanos, i cili një vit më vonë bleu Garcia nga Reali për dy milionë euro.

Kujtojmë, madrilenët aktualisht janë në vendin e dytë në La Liga me dy xhiro para përfundimit të kompeticionit. Në Ligën e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale nga Man. Siti me rezultat të përgjithshëm 5:1.

.

Të Ngjajshme

Kreu i “OpenAI”: Nëse rregullat për inteligjencën artificiale në Evropë janë shumë të rrepta – do të largohemi

Grupi parlamentar i ASH-së i reagon Bilall Kasamit: Nga ju dalin vetëm mesazhe përçarëse

Toka ka marrë “mesazhin e parë nga alienët”: Shkencëtarët pajtohen – “Na ndihmoni ta deshifrojmë”!

Leave a Comment