August 11, 2022
Portali Shprehja

Kasami akuzon përbërjen e kaluar të komunës, për qasje korruptive në fushën e urbanizmit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka akuzuar përbërjen e kaluar të komunës, për qasje korruptive në fushën e urbanizmit. Sipas Kasamit janë gjetur rreth 70 lëndë për legalizim të cilat janë kryer që prej më shumë se dhjetë vitesh ndërsa pronarët e objekteve të legalizuara, asnjëherë nuk janë thirrur që të marrin vendimet.

“67 aktvendime të plotfuqishme të përfunduara shumë më herrët, janë mbajtur nëpër sirtar dhe nuk iu janë dorëzuar qytetarëve. Andaj, kjo nuk ka se si të quhet ndryshe, përveç që të vërtetohet edhe një herë se si, udhëheqja e kaluar për shkaqe korruptive, i ka mbajtur peng qytetarët e Tetovës”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami tha se në ndërkohë janë procesuuar mbi 3500 lëngë që kishin mbetur që prej vitit 2011, por kontestuese mbeten 97 lëndë. Pas analizës Kasami paralajmëroi rrënimin e këtyre objekteve, një pjesë e të cilëve janë lokale dhe vikend shtëpiza në kodrën e Diellit.

“Do t’iu kërkohet investuesve që t`i largojnë vetë, në të kundërtën vazhdon procedura konform Ligjit. Gjitha objektet në Kodër të Diellit që janë për legalizim do të shkojnë në këshill sepse ashtu e kërkon procedura. Deklaratat që japin se hapësirat që i kanë i shfrytëzojnë më shumë se 20 vite nuk mund të konstatohen si komunë si komision se në cilën pjesë të asaj parcele si tërësi është”, u shpreh Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Ndërkohë janë 2152 lëndë të cilat kanë mungesa të dokumentacionit. Të njëjtat, do të publikohen në faqen e komunës, me qëllim informimin e pronarëve për plotësimin e dokumenteve për të vazhduar procedurat. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment