December 8, 2022
Portali Shprehja

Kasami: Na pret edhe shumë punë në realizimin e projekteve infrastrukturore

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka vlerësuar si vit të suksesshëm vitin e parë të drejtimit të komunës nga an e tij. Kasami para mediave me rastin e një vjetorit të udhëheqjes së komunës nga ana e tij, u lavdërua se ka bërë shumë punë, megjithatë pranon se nuk ka realizuar atë që e ka premtuar dhe se mbeten edhe shumë punë për tu bërë.

“Gjatë kësaj kohe, ne kemi arritur të shlyejmë një pjesë të borxhit dhe kemi realizuar edhe projekte të reja. Shlyerja e borxhit ishte ndër prioritet kryesore tonat. Të kthejmë një pjesë borxhi të zhbllokojmë komunën dhe të realizojmë projekte. Kështu arritën të shlyejmë mbi 3 milion euro borxh të trashëguar dhe njëkohësisht vazhduam me realizimin e projekteve infrastrukturore. Vizituam lagje dhe filluam punën e rindërtimit të rrugëve, sanuam çdo dëmtim infrastrukture, siguruan më shumë vend parkime dhe liruam hapësira publike të uzurpuara”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Si fitoi një lojë falas 9 miliardë dollarë?

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Leave a Comment