February 8, 2023
Portali Shprehja

Kasami: Nuk jemi të interesuar të ngremë dolli dhe të hamë darka me BDI-në

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ftuar në “360 Gradë” flet për vendimin e subjektit të tij politik për mospjesëmarrje në takimin e liderëve të partive politike shqiptare  të thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kasami me këtë rast u shpreh se ai dhe subjekti i tij politik nuk janë të interesuar për takime relaksuese në një kohë kur qytetarët përballen me krizë të thellë ekonomike, shkruan Alsat.

“Lëvizja BESA nuk ka problem për tu ulur dhe për të takuar lider të partive politike shqiptare të RMV-së, por për të folur për çështje reale, për probleme reale dhe për të gjetur zgjidhje për ato probleme. Pra ne vlerësojmë që pas 20 viteve pushtet të Ali Ahmetit dhe BDI-së në krye tani më me Artan Grubin vlerësojmë që nuk kemi nevojë që me ata të ulemi dhe të hamë darkë dhe të bisedojmë dhe të ngremë dolli dhe të bisedojmë për tema të relaksuara në kohën kur qytetarët tanë janë në një krizë të thellë ekonomike”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Simptomat e sulmit në zemër?!

Tërmetet më vdekjeprurëse të shekullit XXI

Leave a Comment