February 8, 2023
Portali Shprehja

Kasami priti në takim deputetin e LVV-së, Haki Abazi

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka takuar sot deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Kënaqësi që së bashku me nënkryetaren Besa Kadriu të mirëpresim në një takim vëllazëror, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Haki Abazi.

Me Haki Abazin diskutuam rreth situatës politike në vend si dhe në Kosovë. Situata në Veriun e Mitrovicës, bashkëpunimi mes dy vendeve tona si dhe një sërë aktivitetesh të cilat i kemi ndërmarr ishin pjesë e bisedës sonë shumëdimensionale.

Të gjitha përpjekjet tona janë për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me të vetmin qëllim, forcimin e partneritetit nëpër të gjitha fushat mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!”, ka nënvizuar Kasami.(INA)

Të Ngjajshme

Komisioni Evropian: Ndihmë emergjente prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Simptomat e sulmit në zemër?!

Leave a Comment