November 28, 2022
Portali Shprehja

Kasami thotë: Për një vit kemi ulur borxhin e trashëguar nga Arifi

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se ka shlyer 3 milionë euro borxh të Komunës gjatë vitit të parë të drejtimit të Komunës. Ai pranoi se një numër i madh i projekteve që i ka premtuar nuk janë përmbushur, por paralajmëroi se projekte infrastrukturore do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm.

“Gjatë kësaj kohe, ne kemi arritur të shlyejmë një pjesë të borxhit dhe kemi realizuar edhe projekte të reja. Shlyerja e borxhit ishte ndër prioritet kryesore tona. Të kthejmë një pjesë borxhi të zhbllokojmë komunën dhe të realizojmë projekte. Kështu arritën të shlyejmë mbi 3 milion euro borxh të trashëguar dhe njëkohësisht vazhduam me realizimin e projekteve infrastrukturore. Vizituam lagje dhe filluam punën e rindërtimit të rrugëve, sanuam çdo dëmtim infrastrukture, siguruam më shumë vend-parkime dhe liruam hapësira publike të uzurpuara”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami, po ashtu në fillim të mandatit të tij premtoi edhe zgjidhjen e problemit të ujësjellësit, i cili, në vitin e parë nuk u bë. Tani premton sërish se me ndihmë nga një komunë e Turqisë, vitin e ardhshëm do të investohet 200 mijë euro për këtë qëllim.

“Kemi një premtim nga komuna e Konjas që do kemi përkrahje prej 200 000 euro për ujëmatësit e rinj me çka mendojmë se do kemi një zgjidhje të problemit. Po ashtu punojmë në ristrukturimin e NPK, në dy ndërmarrje të reja, me çka edhe problemet e akumuluara ndër vite do i zgjidhim”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Nuk janë realizuar as premtimet për parkimet në kate, për të cilat, Kasami sërish premtoi se ky projekt do të vazhdojë të realizohet vitin e ardhshëm, për çka edhe komuna po kërkon vende në pronësi të komunës për ndërtimin e parkingjeve në kate që u premtuan në fillim të mandatit. Ndryshe, në komunën e Tetovës, pritet rregullimi i planit detal urbanistik, planit gjeneral urbanistik, si dhe rrënimi i ndërtimeve pa leje si në brendi të qytetit po ashtu edhe ato në Kodrën e Diellit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment