November 26, 2022
Portali Shprehja

Katar-Uells, mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë. VAR-i anulon një gol

Xhiroja e dytë e fazës në grupe nisi sot prej orës 11:00, me ndeshjen Uells-Iran, në stadiumin “Ahmad bin Ali”. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me lojë të kujdesshme të të dyja palëve dhe kundërsulm, ku uellsianët ishin më ngacmues.

Pas disfatës shokuese 6-2 me Anglinë, iranianët i kishin shtrënguar radhët. Mehdi Taremi u bë lojtari i parë iranian që shënon më shumë se një gol në Kupën e Botës, falë dopietës së tij kundër Anglisë në ndeshjen e parë. Sulmuesi, i cili luan për Porton, është gjithashtu lojtari i parë nga një vend aziatik që shënon më shumë se një herë në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës.

Ndërkohë, 10 nga 14 golat e Uellsit në turnetë e mëdhenj ndërkombëtar (Europian dhe Kupë Bote) mbajnë firmat prestigjioze të Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, protagonistë të padiskutueshëm të “Cymru” si golashënues ose asistues.

Irani nuk ka fituar kurrë kundër një kundërshtari evropian në 9 ndeshje (2 barazime, 7 humbje), në Kupën e Botës të mëparshme. Uellsi i pamposhtur ndaj kombëtareve aziatike. Ai është përballur shtatë herë me kundërshtarë të tillë (5 fitore, 2 barazime) në historinë e vet. Në ndeshjen e fundit të kësaj serie, “Red Dragons” fituan 6-0 kundër Kinës në mars 2018.

Uells-Iran, precedenti i vetëm daton në vitin 1978. “Dragonët e Kuq” fituan 1-0 në një ndeshje miqësore më 18 prill 1978 në Teheran, falë një goli të Phil Dwyer, mbrojtës dhe shtyllë historike e Cardiff City. Sot zhvillohet ndeshja e parë mes dy kombëtareve në Botëror.

Sa për kronikë loje të 45 minutave të para duhet evidentuar goli i anuluar në 16’ për Iranin. Gholizadeh merr topin në zonë nga Azmoun dhe ecën përpara. Pa hezitim godet dhe gjen golin në të majtë, por gjithçka anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje të vetë Gholizadeh, i cili në momentin e asistimit të Azmoun është përtej vijës së topit, pas një kontrolli të shpejtë nga VAR.

KLIKO – Kieffer Moore (Uells) ka shanisn e parë optimal për të shënuar kundër Iranit në 13′

KLIKO – Ali Gholizadeh (Iran) trondit rrjetën e portës kundërshtare, por gjyqtari, me ndihmën e VAR-it e anulon golin për “offside” në 16′

.

Të Ngjajshme

I hodhi Figos flamurin e Barçës në fytyrë… Çfarë ndodhi me “tifozin alien”; që pushtonte fushat edhe në finalet e Kupës së Botës

admin

Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

admin

Maguire, “sparkatë” ndaj kritikëve: Merren me mua, sepse kanë nevojë për… klikime

admin

Leave a Comment