September 25, 2022
Portali Shprehja

Katër persona humbën jetën në rrethana të dyshimta brenda 24 orëve, policia po heton rastet

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për katër raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në Obiliq, Gjilan, Ferizaj e Gjakovë.

Në Obiliq policia ka njoftuar se viktimë mashkull shtetas i huaj pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

Në Gjilan, viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e një vetaksidenti kishte pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj. Ku sipas policisë viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Dhe rasti i katërt që është raportuar në Gjakovë, sipas policisë viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment