July 28, 2021
Portali Shprehja

Katër persona u goditën nga rrufeja në Gradishtë të Ohrit

Të paktën 13 persona raportuan lëndime ose trauma të shkaktuara nga rrufeja gjatë stuhisë që goditi rajonin e Ohrit rreth orës 3 pasdite. Sipas informacionit, bubullimat goditën lokalitetin “Orevçe” afër plazhit pranë autocampit Gradishte në Liqenin e Ohrit.

Këta janë njerëz nga disa qytete të vendit, katër prej të cilëve pësuan djegie në gjymtyrë, ndërsa të tjerët ishin kryesisht pa dëmtime të dukshme, por u ankuan për përjetim të stresit, të tilla si probleme të dëgjimit, frymëmarrje etj…

Shërbimi Emergjent Mjekësor ndërhyri dhe të plagosurit u trajtuan në qendrat shëndetësore në qytet.

Kishte një stuhi të ngjashme në rajonin e Ohrit disa ditë më parë, e ndjekur me shi afatshkurtër, por intensiv, vende vende me breshër dhe rrufe.

.

Të Ngjajshme

Qeveria do t’i ofron partive të vogla uljen e pragut në 1 për qind për këshilltar komunal

admin

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Leave a Comment