April 11, 2021
Portali Shprehja

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.

Dy raste janë në Suharekë dhe nga një rast janë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, dy persona janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Suharekë, 27.02.2021-13:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Suharekë 27.02.2021 23:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes të tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në prezencën e djalit te tyre, në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë, 26.02.2021-23:35 – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kërcënuar përmes SMS-ve nga ish gruaja e tij e dyshuara femër kosovare pasi që të njëjtit janë në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lagjja 28, Fushë Kosovë, 27.02.2021-09:00 – Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Ferizaj, prokuroria kërkon paraburgim për nënën që keqtrajtoi fëmijtë e saj

admin

Ndalohen dy persona të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin me kamionët e tyre përplot mallra

admin

Sulmohet fizikisht zyrtari policor në Prishtinë

admin

Leave a Comment