November 26, 2022
Portali Shprehja

Katër sfidat e nxitëse të raundit të dytë në “Katar 2022”

Kampionati Botëror vijon edhe sot me ndeshje interesante, në kuadër të raundit të dytë të fazës së grupeve. Katër ndeshje janë të parapara gjatë ditës së sotme dhe spektakli fillon që prej orës 11:00. Në këtë kohë Uellsi do ta presë Iranin, me “vendasit” që në letër janë më favoritë.

Uellsianët u ndalën në barazim nga SHBA në ndeshjen e parë, kurse Irani humbi me rezultat të thellë, 6-2, ndaj Anglisë.

Ndeshja tjetër është ajo në mes të mikpritësit të Botërorit, Katarit, që luan ndaj Senegalit. Kjo përballje do të fillojë në orën 14:00.

Tri orë më pas do të luajë Holanda e cila ka punë me Ekuadorin në orën 17:00.

Ndërkohë ndeshja e mbrëmjes do të jetë ajo në mes të Anglisë dhe SHBA në orën 20:00.

.

Të Ngjajshme

Covid-19, të paktën 13% e të rriturve mbi 45 vjeç përjetuan për herë të parë depresionin

Belgjika mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO

Nuk ka një afat se kur Qeveria do t’i konfiskon shtetësinë oligarkut pro rus, Alekander Onishçenko

Leave a Comment