May 12, 2021
Portali Shprehja

Katër të mitur rrahin një person në Fushë Kosovë, arrestohen nga policia

Katër të mitur përmes një video incizimi të siguruar nga Policia e Kosovës shihen duke e rrahur një person.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datë 24 prill rreth orës 12:45, në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë.

Sipas raportit, njësiti i hetuesisë ka identifikuar të miturit dhe i ka arrestuar.

Ndërsa me vendi të prokurorit katër të miturit dërgohen në mbajtje.

“Me datë 30.04.2021, njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar katër meshkuj të mitur kosovarë pasi që të njëjtit në një video shihen duke e  rrahur një person. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment