August 14, 2022
Portali Shprehja

Katër tetovarë kapen me drogë në Ohër!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona nga fshati Pirok i Tetovës pasi janë kapur me substanca narkotike, përcjell TV21. Policia gjatë kontrollit ka gjetur marihuanë dhe kokainë.

“Janë ndaluar H.Q (26), L.A. (23), M.P. (23) dhe S.U. (23), të gjithë nga fshati Pirok i Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër është gjetur një qese me kokainë dhe marihuanë”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër do të bëjë kallëzim përkatës.

Të Ngjajshme

Kasami: BDI mundohet që tetovarët t’i mashtrojë me koncerte!

admin

Si të përgatisni reçel me kajsi të sinës në shtepi

Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

admin

Leave a Comment