November 26, 2022
Portali Shprehja

Kavilja e Neymar si mos më keq, pas dëmtimit ndaj Serbisë. Kupa e Botës kthehet në makth për të

Richarlison kujdeset për këtë, ose më mirë anësori sulmues që mund të bëjë edhe “9”. Dopietë e tij në pjesën e dytë, mundi Serbinë dhe tri pikët e para për Brazilin. Por për “Seleção” nuk ka vetëm lajme të mira pas ndeshjes, sepse ankthi për kushtet fizike të Neymar ka filluar të rritet vazhdimisht.

Kampioni i PSG-së ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë pas një ndërhyrjeje të Viola Milenkovic. Lëndimi ndodhi në minutën e 22-të të pjesës së dytë. Neymar qëndroi në fushë edhe për një çerek ore, por më pas u detyrua të zëvendësohej, duke u rikthyer në stol për fundin e ndeshjes.

Imazhe mjaft shqetësuese mbërrijnë nga Lusail. Është kyçi i këmbës së Neymar-it, ai që ju bën t’ju ngrihen qimet përpjetë. I enjtur, mjaft i fryrë, siç e tregojnë disa foto të fotografëve të futbollistit me çorapen e djathtë poshtë.

Një tjetër xhirim, megjithatë, tregon Neymarin të përlotur në pankinë me fanellën e Brazilit, që mbulon fytyrën. Dhimbja e përzier me ankthin, sepse ish-sulmuesi i Barcelonës ka kaluar tashmë një moment të ngjashëm. Në vitin 2014, një ndërhyrje e kolumbianit Zuniga e detyroi atë të mbyllte herët Botërorin, me atë rast luante pikërisht në shtëpi.

Në çdo rast, vetëm testet mjekësore në orët e ardhshme do të mund të përcaktojnë me siguri shkallën e dëmtimit të Neymar. Megjithatë, prezenca e tij kundër Zvicrës, e planifikuar për pasditen e vonë të së hënës, 28 nëntor, nuk mund të mos konsiderohet e rrezikuar. Edhe pse Tite i siguroi të gjithë:

“Mos u shqetësoni, Neymar do të luajë në Kupën e Botës. Ai do të vazhdojë të luajë, ju mund të jeni të sigurt për këtë”. Gjithçka që mbetet është të presim.

.

Të Ngjajshme

I hodhi Figos flamurin e Barçës në fytyrë… Çfarë ndodhi me “tifozin alien”; që pushtonte fushat edhe në finalet e Kupës së Botës

admin

Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

admin

Maguire, “sparkatë” ndaj kritikëve: Merren me mua, sepse kanë nevojë për… klikime

admin

Leave a Comment