January 30, 2023
Portali Shprehja

“Kemi nisur kontaktet”, vjen deklarata që shtang Juventus-in

Juventus e ka nisur 2023-shin ashtu siç e kishte mbyllur 2022-shin: me fitore. Bardhezinjtë kanë mundur 1-0 Cremonese-n dhe i janë afruar akoma më shumë kreut pas humbjes së Napoli-t kundër Inter-it.

Rezultatet e javës së fundit të Serisë A kanë ringjallur shpresat e bardhezinjve për të luftuar për një titull që dukej i pamundur vetëm pak javë më parë.

Për të mbajtur gjallë ëndrrën, trajneri Allegri do të duhet të ketë në dispozicion në ekip edhe yjet që nuk kanë arritur të japin kontributin e tyre edhe për shkak të dëmtimeve. Një nga këta është Angel di Maria.

Kampioni i freskët i botës është kthyer në Torino, por është ndalur menjëherë nga një shqetësim fizik. Pavarësisht nga kjo, trajneri Allegri ka bërë të ditur se argjentinasi do të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës kundër Udinese-s.

Megjithatë, tani ka ardhur një lajm tjetër shqetësues për Zonjën e Vjetër. Rosario Central synon ta kthejë në Argjentinë sulmuesin, i cili ka një kontratë me bardhezinjtë deri në qershor. Këtë e ka thënë qartë trajneri i klubit, Miguel Angel Russo:

“Po, jemi në kontakt me Di Maria-n. Nëse vjen, do të duhet të gjejë një skuadër të fortë. Në një moment do të kthehet”, ka thënë Russo që ka vazhduar: “Duhet të përmirësohemi. Me Argjentinën kampione të botës na duhet një kampionat më konkurrues”.

Di Maria, i cili nuk do të largohet nga Juventus në janar, nuk ka marrë akoma një vendim për sezonin e ardhshëm. Dhe Rosario Central, klubi që e ka zbuluar, është sigurisht një mundësi.

.

Të Ngjajshme

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Xavi i “tregon targën” Real Madridit, tashmë synon rekordin e Vilanovës dhe Mourinhos në La Liga

admin

Leave a Comment