May 26, 2022
Portali Shprehja

“Kemi rënë dakord që në nëntor”, Simeone zbulon prapaskenën

Aventura e Luis Suarez tek Atletico Madrid është afër fundit. Pasi është transferuar në kryeqytetin spanjoll në verën e 2020-ës, uruguaiani ka udhëhequr Colchoneros drejt titullit të dytë në La Liga nën drejtimin e Simeone-s, shtatë vite pas të parit.

Ky sezon nuk ka qenë edhe aq i mirë, me 13 golat e shënuar nga Suarez që janë numri më i ulët i golave të realizuar nga Pistolero qëkur ka shkuar në Europë, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Atletico Madrid-in.

Tact Watches

Në prag të ndeshjes së fundit të sezonit, trajneri Diego Simeone ka konfirmuar jo vetëm që Suarez do të largohet, por edhe se kanë rënë dakord për këtë para disa kohësh, siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo.

“Kam folur me Luis në nëntor, në mes të muajit. Një bisedë të gjatë, të vështirë, të ndershme, me të dy palët që mund të flisnin hapur për atë që prisnin nga e ardhmja dhe e tashmja dhe çfarë na duhej për të qenë konkurrues dhe çfarë duhej nga ai”, ka thënë Simeone.

“Nga ajo bisedë dhe deri më sot i kemi respektuar pozicionet tona dhe kjo nuk ndodh shpesh. Për këtë arsye i jam mirënjohës Luis Suarez-it, sepse sezonin e kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm dhe në këtë aktualin ai vazhdon të jetë golashënuesi ynë”.

.

Të Ngjajshme

Buzëqesh Pioli, i rikthehet medalja që ia vodhën dhe fiton çmimin e madh të Serie A

admin

Zhgënjim i madh, në Roterdam policia ndërhyn me kuaj dhe hedhës uji! Tifozeria konfrontohet (PAMJET)

admin

Mourinho në lot pas medaljes, pastaj mesazhi misterioz drejtuar klubit!

admin

Leave a Comment