December 4, 2021
Portali Shprehja

Kemi shumicë prej 61 deputetësh

Koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Jovan Mitrevski ka deklaruar se kanë shumicë prej 61 deputetë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përveç se me liderin e Alternativës, Afrim Gashi nesër do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të opozitës. Në këto takime do të bisedohet për rritjen e shumicës së re parlamentare.

Tact Watches

“Negociatat do të vazhdojnë dhe çfarë vendesh do të ofrohen, për këtë është autorizuar Zaev nga kryesia qendrore e partisë dhe në të ardhmen do të sjellim vendime në trupat partiake”, tha Mitreski.

Ka shtuar se ka edhe deputetë të tjerë me të cilët do të bisedohet dhe të cilët në periudhën e kaluar kanë dhënë mbështetje dhe pret që edhe emrat e tyre të përmenden.

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment