September 29, 2020
Portali Shprehja

Kënga “ Erdha nga qyteti” që e bëri Shkurten të famshme në kohën më të vështirë

Shkurte Fejza është ndër këngëtaret që në periudhat më të vështira për Kosovën, i qëndroi popullit kosovar afër përmes artit të saj.

Ajo njihet për këngët popullore e folklorike që i bënë ball kohës e vazhdojnë të dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Viti 1978 është viti që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxori disa këngë të bukura.

Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj Syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuaja ilegalisht nga Shkurta, ndërsa instrumentistët e “Afërditës” i përgatitën dhe shumë shpejt morën dheun.

Sonte, KultPlus ju sjell këngën ‘Erdha nga qyteti’, të cilën Shkurte Fejza e intepretoi në vitin 1979. Një këngë kjo që i flet jetës dhe bukurive të fshatit.


Të Ngjajshme

Adelina me një moment romantik me bashkëshortin

admin

Engji pozon me flokë të lagura

admin

Roberti shpëtoi nga virusi për këtë arsye

admin

Leave a Comment