May 26, 2022
Portali Shprehja

Këngëtari i Ukrainës pas perfomancës në Eurovision: Ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin

Është duke vazhduar për momentin finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2022 në Torino të Italisë, ku nga 25 shtete që kanë arritur në finale, njëra nga to do të shpallet fituese pas votave të publikut dhe jurisë. Performanca më emocionale ishte padyshim ajo e Ukrainës.

Tact Watches

Ukraina është pa diskutim favoritja e këtij edicioni të Eurovision, me kompanitë e basteve që vlerësojnë se ajo ka së paku 60% shansë për të fituar festivalin.

Ajo sonte këndoi e dymbëdhjeta në radhë dhe grupi ‘Kalush Orchestra’ nuk dështoi që të përçonte emocion te publiku me performancën e jashtëzakonshme të këngës ‘Stefania’.

Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”

Ajo sonte këndoi e dymbëdhjeta në radhë dhe grupi ‘Kalush Orchestra’ nuk dështoi që të përçonte emocion te publiku me performancën e jashtëzakonshme të këngës ‘Stefania’.

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.

.

Të Ngjajshme

Stadiumi “Air Albania” po mbushet nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit

Roma – Fejnord, shpalosen formacionet

Dendias i kërkon BE-së të nisë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Leave a Comment