February 1, 2023
Portali Shprehja

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ka marrë sërish vëmendje me paraqitjen e radhës

Artisja nga Istogu ka sjellur për fansat në Instagram një fotosesion të ri atraktiv, në të cilin dukej tejet joshëse.

Rina shihet e kuruar deri në detajin e fundit teksa pozon e veshur me një fustan të zi me pjesë të tejdukshëm që ia vinin në pah linjat e formësuara.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Për të kompletuar dukjen, Rina veshi një palë këpucë me taka ngjyrë ari ndërsa shihet me makijazh të theksuar dhe flokët në topuz.

“Nuk jam një amvise tipike”, ka shkruar Rina ndërsa shihet e shtrirë në një divan dhe mban një revole në dorë.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj krahas fotografive.

Ndryshe, theksojmë që pas një pauze të gjatë Rina iu është rikthyer performancave muzikore teksa edhe po punon për projekte të reja.

.

Të Ngjajshme

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Leave a Comment