May 28, 2022
Portali Shprehja

Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Mariola Kaçani është bërë nënë për herë të parë. Ka qenë partneri i saj që ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale.

“Dita më e bukur e jetës tonë, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ai dhe postimi është rishpërndarë më pas dhe nga këngëtarja.

Tact Watches

Mariola e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme, ndërsa dhe vëllai i saj, Jurgeni, i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë.

“Faleminderit vëlla, është dhurata më e bukur që më bëre. Të duam shumë dajo Juri.”, është shprehur këngëtarja për surprizën që ka bërë i vëllai.


Të Ngjajshme

Kur reperi Buta fliste për vëllain e tij problematik që sot po dyshohet për vrasjen në Ferizaj

Dafina Zeqiri ia huazon dhuratën që i bëri vetë partnerit

Tayna vë në fokus linjat tërheqëse të trupit në paraqitjen e radhës

Leave a Comment