January 30, 2023
Portali Shprehja

Kërcënohet kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmë në orët e vona është kanosur nga dy persona të dyshuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

“Mbrëmë në orët e vona është raportuar se një person përmes tjetrit ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj Shaqir Totajt”, ka thënë ai.

Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën në transit.

“Personi i dyshuar nuk ka qenë i kënaqur me vlerësimin e pronës që i ka bërë komuna”, ka sqaruar tutje Bytyqi.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Të Ngjajshme

Tre ministra nga LVV të ftuar në takimin e ambasadës së SHBA-ve, në fokus Asociacioni

admin

Erdogani thotë se Turqia mund ta pranojë Finlandën në NATO, por ta bllokojë Suedinë

admin

Rrëzohet avioni i forcave ajrore greke, nuk dihet fati i pilotëve

admin

Leave a Comment