November 27, 2020
Portali Shprehja

Kërcënoi një vajzë me foto komprometuese, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 13:30 në fshatin Pirok të Tetovës është arrestuar 32-vjeçari A.I.

32-vjeçari dyshohet se ka shkelur nenin 259 të Kodit Penal duke kryer veprën penale “kërcënim”.

Gjegjësisht, me datë 19.11.2020 rreth orës 21:00, një 32-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se A.I. e ka shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”. A.I. ka kërkuar para nga 32-vjeçarja, në të kundërtën ai është kërcënuar se  do të publikonte foto komprometuese të 32-vjeçares.

The post Kërcënoi një vajzë me foto komprometuese, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Osmani: Marrëveshja me Bullgarinë nuk parasheh bisedime për identitetin dhe gjuhën maqedonase

admin

28 viktima dhe 1 093 raste të reja me COVID

admin

Kontesti me Bullgarinë, VMRO-ja proteston në disa qytete

admin

Leave a Comment