September 26, 2020
Portali Shprehja

Kërkesa të reja për shembjen e objekteve pa leje

Furra e bukës “Silbo” është objekt i paligjshëm dhe Kryeministri Zoran Zaev duhet të urdhërojë prishjen e tij. Kjo është një kërkesë e pronarëve të bashkuar të lokaleve, nga QT “Biser” në Aerodrom. Ata pretendojnë se pronari nuk ka ndonjë leje për objektin.

Pronari i furrës “Silbo” Siljan Milev nuk deshi të flasë para kamerave, kështu që ai i hodhi poshtë pretendimet e tilla vetëm përmes telefonit. Sipas tij, ka një proces gjyqësor kontestues me pronarët e bashkuar të lokaleve të Qendrës Tregtare “Biser”. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja edhe sot kërkoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, ndërsa si shembull i mori platformat jolegale në Matkë.

Nga ana tjetër kryetari i BNJVL-së Petre Shilegov sot nuk dha përgjigje konkrete nëse do të flitet me kryetarët e të gjitha komunave për shembjen e ndërtimeve kontestuese në vend, nëse vërtetohet se ka.

 “Procesi i bisedimeve me pushtetin qendror dhe kryetarin Zaev ishte në rrjedhë e sipër kur u caktuan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe për fat të keq ndodhi pandemia me korona virusin- deklaroi Petre Shilegov- kryetar i BNJVL-së.

 Pikërisht në komunat e krerëve të BNJVL-së ka më shumë ndërtime pa leje. Nga dy komunat ku kryetarët janë nënkryetarë, Kavadari dhe komuna e Çairit, nuk morëm përgjigje sa ndërtime pa leje janë shembur, edhe pse vitin e kaluar në Kavadar ky numër ishte 85 kurse në Çair 45. Në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit, nga 39 objektet e evidentuara vitin e kaluar, janë shembur vetëm 2 kurse në Kisella Vodë janë shembull 15 nga gjithsej 22. Komunat Butel, Strumicë, Shtip dhe Ohër sot nuk u përgjigjën sa ndërtime pa leje kanë shembur deri më tani.

Igor Stefanovski

Të Ngjajshme

Ndalohen 5 persona për sulmin ndaj policëve në Veles

admin

Pahor: Të mos shtyhet fillimi i negociatave, konferenca ndërqeveritare të mbahet sa më parë

admin

Ish-kreu i Supremes, në bankën e të akuzuarve

admin

Leave a Comment