September 28, 2022
Portali Shprehja

Kërkimet për naftë në Shpirag / Rama: Nëse realizohet plani, Shqipëria hyn në tjetër ligë

Kompania prestigjioze e karburanteve, Shell, që po bën kërkimet për naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në vendin tonë, ka gjetur burime nëntokësore pas disa viteve kërkime.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin Opinion, tha se në Shpirag është zbuluar sasi e madhe nafte dhe gazi që ka cilësi të lartë.

Por aktualisht kompania është në fazën e analizës për të bërë përllogaritjet e kostove për nxjerrjen e naftës dhe çmimit të komercializimit.

Kryeministri zbuloi që nëse kompania Shell vendosë të investojë në Shpirag, atëherë ky plan do të realizohet në vitin 2026 dhe përfitimet ekonomike për Shqipërinë do të jenë shumë të mëdha.

Kryeministri Rama: Unë uroj shumë, lutem përditë që zbulimi aq i rëndësishëm që ka ndodhur në zonën e Shpiragut të rezultojë komercial…

Blendi Fevziu: Është serioze?

Kryeministri Rama: Është një sasi e madhe nafte dhe gazi zbuluar, por jo vetëm kaq, por për herë të parë në Shqipëri kemi një zbulim të një nafte me cilësinë më të lartë botërisht.

Blendi Fevziu: Shpresoj çfarë domethënë?

Kryeministri Rama: Shpresoj sepse tani kompania është duke parë, duke bërë analizat e komercializimit, që do të thotë zbulimi është i qartë por depozita është thellë dhe kostot e nxjerrjes dhe të komercializimit të saj janë më të larta se sa zakonisht. Dhe duke parë kostot dhe përfitimin, kompania do të vendosë nëse do të bëjë investimin apo jo. Është 50 me 50 si mundësi, por për shembull nëse ne do të kemi komercializim të asaj rezerve gjë që sipas planit mund të ndodhë në 2026, atëherë flasim për komplet tjetër gjë, atëherë Shqipëria hyn në një tjetër ligë vendesh dhe atëherë mund të flasim për komplet tjetër nivel pagash, komplet tjetër nivel pensionesh etj etj. Por këto janë gjëra që janë si të thuash magjia e historisë së një vendi.

Të Ngjajshme

Kryeministrja italiane:”Jo krijimit të xhamive të reja”

admin

BE i jep afate Vuçiqit për marrëveshje me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë

admin

Shqiptari që u plagos nga policia greke, drejtues i bandës kriminale

admin

Leave a Comment