December 1, 2020
Portali Shprehja

Kërkohet dorëheqja e Driton Selmanajt

Përplasjen e djeshme në Kuvend të Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duket që nuk e kanë kaluar lehtë. Polemikat e ndërsjellta ndërmjet tyre për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot.

Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Gazmend Gjyshinca kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi vlerësoi se deklaratat e djeshme të tij janë skandaloze për të pagjeturit.

Por shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abren Gashi tha se tema e të pagjeturve është e ndejshme dhe nuk duhet të politizohet.

Këto deklarata deputetet i dhanë gjatë Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosove?.

Ndryshe, Driton Selmanaj,mbrëmë në një emision televiziv, ka fyer deputeten e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevcin duke thënë se është lodhur duke dëgjuar se ajo është e mbijetuara e një masakre.

Të Ngjajshme

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

admin

Kushtetuesja vendos për fatin e qeverisë Hoti, seanca në transmetim të drejtpërdrejtë

admin

BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, shtyhen edhe për Maqedoninë

admin

Leave a Comment