November 27, 2020
Portali Shprehja

Këshilli i Ambasadorëve: Bullgaria nuk është treguar si një vend i orientuar drejt Evropës

Këshilli i Ambasadorëve ka shprehur keqardhje për veton e Bullgarisë, që bllokoi fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve thuhet se marrëdhëniet dhe fqinjësia e mirë midis dy vendeve nuk mund të zhvillohen duke mohuar të kaluarën e një populli, vlerat e tyre gjuhësore dhe kulturore.

– Me këtë akt të papërshtatshëm, Republika e Bullgarisë nuk u prezantua para botës si një vend i orientuar drejt Evropës që respekton dhe zbaton vlerat dhe standardet evropiane të vetëvendosjes, të drejtat e njeriut, demokracinë, vlerat gjuhësore dhe kulturore si dhe diversitetin. Këshilli i Ambasadorëve konsideron se nëse humbet mundësia e një zgjidhjeje të përshtatshme para ose deri në Samitin e BE-së, në kuadrin e reformave të fundit të procesit të zgjerimit të BE-së, do të humbet mundësia për korrigjimin e parimit të konsensusit të përgjithshëm, thuhet në deklaratë.

Këshilli i Ambasadorëve u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe posaçërisht Republikës së Bullgarisë, të bëjnë përpjekje dhe të kontribuojnë që Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur, dmth në dhjetor, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të fillojnë negociatat për anëtarësimi.

The post Këshilli i Ambasadorëve: Bullgaria nuk është treguar si një vend i orientuar drejt Evropës appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Stojanovski: Zaev i frikësuar nga rejtingu i ulët, nuk di se si të veproj

admin

Aziri: Pandemia është menaxhuar në mënyrë kaotike, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit

admin

30 viktima dhe 1160 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

admin

Leave a Comment