March 7, 2021
Portali Shprehja

Këshilli nismëtar i VMRO-së promovon slloganin e Kongresit

“Të bashkuar në fitore” do të jetë motoja nën të cilën këshillë nismëtar i VMRO-DPME-së do të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm në 28 Mars. Nga këshilli sot thanë se partia ka nevojë për zgjim dhe konsolidim. Më 28 mars, ata do të kërkojnë nga lideri aktual Hristijan Mickoski të përgjigjet çfarë ka realizuar nga premtimet e dhëna para tre vjetëve në kongresin në Valandovë.

“VMRO-DPMNE edhe sot mund të fitojë, por për këtë na duhet bashkimi dhe ngritje e standardeve politike në vend. Kemi nevojë për llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjësi. Na duhet ndershmëri dhe sinqeritet. Na duhet gjithçka që LSDM në pushtet nuk e ofron në këtë moment që qytetarët të njohin dallimin. Hapi i parë në atë drejtim është organizimi i Kongresit të 17-të të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së i caktuar për 28 Mars në Shkup”, tha Borçe Stamov, Këshilli Nismëtar për Kongresin.

.

Të Ngjajshme

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

admin

Policia me aksion anti-drogë në “Bogorodicë”

admin

Najçevska: Dorëheqja morale, term i panjohur tek ne

admin

Leave a Comment