September 27, 2020
Portali Shprehja

Këshilltari i presidentit Trump jep detaje se si po zhvillohen bisedimet në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltari për siguri i SHBA-së Robert O’Brien ka dhënë detaje nga takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”, shkruan O’Brien në Twitter.

Hoti dhe Vuçiq arrijnë në Shtëpinë e Bardhë, flet Këshilltari për Siguri Kombëtare

Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka njoftuar se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedime.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se shteti amerikan është i gatshëm që të lehtësojë këtë proces.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet Serbi-Kosovë. SHBA-ja është e gatshme të lehtësojë normalizimin ekonomik”.

Ky takim bilateral po mbahet sot para takimit të 4 shtatorit. Dy liderët janë pritur nga ambasadori Richard Grenell.

Hoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë, zbulon se çfarë tema do të diskutojnë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për herë të parë para nisjes së bisedimeve me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti me të dalë nga hoteli ku po qëndron delegacioni nga Kosova për dialogun, ka thënë se po e nisin me pozitivistet këtë takim.

”Asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk bëjmë përveçse për njohje”, është shprehur Kryeminsitri Hoti përballë gazetarëve.

***

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka qenë në kontakt të afërt këto ditë me delegacionin e vendit tonë që ka udhëtuar në Uashington për takimin me atë serb në Uashington.

Çitaku në Facebook ka publikuar një fotografi nga Uashingtoni, tek hoteli ku po qëndron delegacioni kosovar, teksa aty shihen dy flamuj, një i SHBA-ve dhe një i Kosovës.

“Gati”, ka shkruar Çitaku në këtë postim të sajin, teksa pritet nisja drejt Shtëpisë së Bardhë. Ndryshe, takimet e para të dy delegacioneve nisin sonte, bashkë me emisarin special të SHBA-ve, Richard Grenell, dhe këshilltarin për siguri, Robert O’Brien.

Të Ngjajshme

Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

admin

Qetësohet situate me koronavirusi në Kosovë, këto janë shifrat aktuale

admin

A po mbyllet për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

admin

Leave a Comment