January 30, 2023
Portali Shprehja

Këshilltari i Zelenskyt: Lufta do të arrijë në qytetet më të mëdha ruse

Këshilltari në Zyrën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak, tha se lufta herët a vonë do të arrijë edhe në qytetet më të mëdha ruse si Moska, Shën Petersburg dhe Yekaterinburg.

Podoliak nuk specifikoi se kush saktësisht do të organizonte sulme të tilla dhe pse, raporton skynews.

Ai theksoi se “Ukraina nuk po sulmon Rusinë”, por “logjika e luftës” e lejon atë të bëjë një parashikim të tillë. Ai supozon se mund të ketë një përshkallëzim të brendshëm në Rusi.

“Përshkallëzimi i brendshëm i luftës në Rusi është i pashmangshëm. Qytetet që po jetojnë në një realitet tjetër, si Moska, Shën Petersburg, Yekaterinburg, do t’i nënshtrohen goditjeve”, tha ai.

Autoritetet ruse kanë raportuar tashmë disa herë për sulme nga forcat ukrainase në fshatrat e boshatisura në rajonin e Belgorodit. Podoliak tha se sulmi në fshatrat e zbrazëta ruse nuk mund të krahasohen me sulmet në Kiev.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë filluar përgatitjen e Moskës për t’u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme të aeroplanëve ukrainas. Në media dhe kanale telegrame u shfaqën foto dhe video të instalimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në kryeqytet.

Kremlini njoftoi se nuk mund të komentonte instalimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në zonat e banuara të Moskës dhe ia dërgoi të gjitha pyetjet Ministrisë së Mbrojtjes, nga e cila nuk dhanë asnjë informacion.

.

Të Ngjajshme

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

“Shënimi i përvjetorit të Goce Dellçevit”, Spasovski: Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti

Leave a Comment