November 29, 2020
Portali Shprehja

Kështu e ka formësuar trupin Dua Lipa

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi është duke e shijuar suksesin e këngën “Prisoner” me Miley Cyrus.

Ani pse pandemia coronavirus ka kufizuar mundësitë për koncerte, Dua duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Daily Mail.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të vë në pah linjat e formësuara trupore.

Bukuroshja brune është parë në dhomën e veshjes, teksa shihej me pantallona dhe një bluzë të thjeshtë.

Pozat provokuese artistja i ka marrë para pasqyrës, ndërsa flokët kishte zgjedhur t’i bëjë gërsheta.

Përndryshe, Lipa gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive në prurjet muzikore, që u pëlqyen në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së saj.


Të Ngjajshme

Këta janë 50 shqiptarët më të njohur në botë

admin

Arta Nitaj uron 28 Nëntorin nga Dubai

admin

Këto figura shqiptare festojnë ditëlindjen sot

admin

Leave a Comment