April 17, 2021
Portali Shprehja

Këta priten të jenë ministrat e Qeverisë Kurti 2 – Iliria News Agency

Sot pritet të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria e re ose ndryshe Kurti 2.

Bazuar në burime, ministrat që priten të u besohen dikasteret për t’i drejtuara janë si në vijim:

Një nga zëvendësit e Albin Kurtit në Qeveri, do të emërohet, Besnik Bislimi.

Pozita e Ministres së Punëve të Jashtme është rezervuar për Donika Gërvallën, ish-anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bija e veprimtarit, Jusuf Gërvalla.

Në ministrinë e Punëve të Brendshme, kthehet Xhelal Sveçla.

Dikasterin e financave në qeverinë e ardhshme mësohet se do ta udhëheqë ish-deputeti Hekuran Murati, ndërkohë si ministre e Ekonomisë do të rikthehet Rozeta Hajdari.

Haxhi Avdyli pritet të jetë Ministër i Shendetsisë.

Emri tjetër i ri në qeverinë “Kurti 2”, do të jetë Hajrulla Çeku. Ai pritet të emërohet Ministër i Kulturës.

Çeku ka përvojë në pozita ekzekutive, por jo në Kosovë. Ai ishte një nga kosovarët e përzgjedhur për qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri, ku pati ushtruar funksionin e zëvendësministrit në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ministria e Arsimit, do t’i besohet Arbërie Nagavcit.

Emilia Rexhepi e cila vjen nga komunitetet pakicë, pritet që të emërohet ministre e Pushtetit Lokal.

Albulena Haxhiu pritet të rikthehet si ministre e Drejtësisë.

Faton Peci do ta drejtojë ministrin e Bujqësisë.

Ministria e Mjedisit i është besuar Liburn Aliu.

Ministria e Mbrojtjes mendohet të jetë Enver Dugolli, ish zvministër, në qeverinë Kurti 1.

E minister i infrastrukturës pritet të jetë njëri nga anëtarët e LVV-së.

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment