August 11, 2022
Portali Shprehja

KF Renova, tërhiqet nga garat elitare në Maqedoni

Skuadra e Renovës ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Ligës së parë Futbollistike të Maqedonisë.

Lajmi është konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, tek e cila ka ardhur konfirmimi zyrtar se skuadra nga Xhepçishti do të tërhiqet nga garat elitare edhe pse ishin pjesë e shortit për sezonin e ri, që u hodh gjatë javës së kaluar.

Në njoftimin e Renovës nuk potencohet një arsye konkrete për vendimin radikal, veçse zyrtarizojnë tërheqjen nga garat.

Klubi Futbollistike “Renova” një kohë të gjatë luajti në elitën vendore, madje ka fituar titullin kampion në vitin 2010 dhe më vonë edhe Kupën e Maqedonisë  në vitin 2012, ndërsa ka regjistruar edhe 7-të pjesëmarrje në Kupat e Europës.

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment