February 1, 2023
Portali Shprehja

KFOR-i refuzon kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se KFOR-i e ka njoftuar se ushtria serbe nuk mund të kthehen në Kosovë.

Nuk mendoj se shumë njerëz pyesin për përgjigjen, më duket se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje. Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, e më pas përmes kabinetit ushtarak edhe me të cilin jam njohur, janë përgjigjur se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244, ku theksojnë rolin e tyre, por nuk iu referuan pjesës së rezolutës ku lejohet”, ka thënë Vuçiç në TV Pink.

Vuçiq thotë se në letër thuhet se KFOR-i “po vëzhgon me kujdes se çfarë po ndodh në veri”.

Por ata nuk iu referuan një pjese të rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata iu referuan normës normative për të ruajtur rendin dhe ligjin. Ata bënë një gabim tjetër. Një herë kërkuan nga autoritetet në Beograd që të ekstradojnë Millosheviqin në Vidovdan, kështu këtë herë treguan në prag të Krishtlindjeve. Në prag të Krishtlindjes, nëse marrim përgjigje negative, e dimë që nuk është rastësi”, tha Vuçiq për Pink.

Serbia kishte kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb.(INA)

Të Ngjajshme

Bekim Jashari largohet nga politika

admin

Zelensky pritet të takohet me Biden në Poloni

admin

Analiza e DW/ Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke

admin

Leave a Comment