November 28, 2020
Portali Shprehja

Kiçeec nuk paraqitet në burgun e Shutkës, kërkon të mbetet në liri

Edhe pse pohonte se vetë do të paraqitej në burgun e Shutkës, Zoran Milevski-Kiçeec nuk u paraqit në burg për të vuajtur tre vjet burgim për rastin “Reket”. Kiçeec pohonte se nuk do të kërkojë shtyrjen e dënimit, por veproi krejtësisht të kundërtën. Ai në Gjykatën Penale dorëzoi kërkesë për shtyrjen e dënimit. Kiçeec gjithashtu ka njoftuar se nuk jeton më në Shkup. Është zhvendosur në Ohër. Me këtë, juridiksioni mbi kërkesën për shtyrjen e dënimit kalon në Gjykatën e Ohrit. Sipas vendimit fillestar, Kiçeec mbrëmë deri në mesnatë duhej të paraqitej në burg. Ai u dënua sepse ka organizuar takimet midis Boki 13 dhe Orce Kamçevit, ku Boki 13 i kishte marrë mbi një milion euro në këmbim të pozicionit lehtësues të Kamçevit në rastin “Perandoria”.

Të Ngjajshme

Mbillen 15 mijë drunj në sezonin e vjeshtës

admin

Ohër, trofta e vogël shitet në tregun e zi

admin

Tetovë, shumë mjekë presin radhë për punësim

admin

Leave a Comment