November 29, 2021
Portali Shprehja

Kim Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë janë muratorët e fatkeqësisë së vet!

Nga Kim Mehmeti

Shqiptarëve të Maqedonisë shpesh u ndodhin tragjedi. Aq shpesh përballen me tragjedi nga më rrëqethëset sa jo vetëm ata, por edhe pushtetarët e tyre, thuajse u mësuan me to dhe i pranojnë si diçka që u ka rënë në hise, si fata*litet të cilit as kanë si i ikin, e as kanë si i shpëtojnë. Dhe pas fatkeqësive ajrore të vitit 1993, kur humbën jetën 194 vik*tima, kryesisht shqiptarë, pas ‘Sopotit’, ‘Monstrës’, likuidimit pa gjyq të Harun Aliut më shokët, rastit të Kumanovës…, para dy viteve, në afërsi të Shkupit, ndodhi përpl*asja e autobusit, ku humbën jetën katërmbëdhjetë udhëtarë.
Para disa muajsh ndodhi tragjedia e quajtur spitali i Tetovës, ku u dogjën të gjallë gjithashtu katërmbëdhjetë veta.

Tact Watches

Dhe tani erdhi djegia e autobusit në Bullgari, ku numri i viktimave është rrëqethës dhe i madh edhe për rrethana lufte e fatkeqësi natyre me përmasa biblike.

Dhe gjitha këto tragjedi kanë diçka të përbashkët: deklaratat e burrështetasve të Maqedonisë, me në krye ata to BDI-së, nëpërmjet të cilave deklarata ata u shprehin ngushëllime familjeve të vik*timave dhe, premtojnë zbardhje sa më të shpejtë të tragjedive. Kuptohet, duke mos harruar të shpallin ditë zie si dhe, duke u fotografuar thuajse pranë kufomave.

Pra pasi ndodhin tragjeditë, për elemente të dyshimta korruptive flasin hajdutët që duhet ta luftojnë korrup8sionin, për qarkullim të autobusëve pa licenca ankohen ata që duhet të na garantojnë udhëtime të sigurta, zbardhje të shpejtë të rasteve tragjike premtojnë ata që shqiptarëve të këtushëm ua kompletuan kalendarin me ditë zie.

Por, për veç kësaj, këto tra8gjedi i ndërlidh edhe diçka shumë përbuzëse për shqiptarët e Maqedonisë, e që ka të bëjë me harresën e tyre, harresë që i ndihmon ata shumë shpejtë ta mposhtin dhembjen dhe revoltën, e ti rikthehen përuljes ndaj të pushtetshmit dhe të fortit.

Dhe mbase kjo dhuntie e tyre të harrojnë shpejtë, ata i ndihmoi të mësohen me fatk*eqësitë, ta përqafojnë dhembjen kolektive, por ta vajtojnë vetëm fatke*qësinë personale si dhe, të mos kenë guxim ta pranojnë se shumë nga burrështetasit e BDI-së e shpërfaqin të vërtetën se shqiptarët e Maqedonisë janë muratorët e fatkeqësisë së vet.

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment