Kina lanson raketën që mund të arrijë territorin amerikan

Arma e fuqishme, e mandatuar nga Ushtria Liblirimtare e Popullit në 2018-ën, është në gjendje të arrijë territorin e SHBA-ve dhe të shkatërrojë transportuesit e avionëve, sipas raportimeve të mëparshme, transmeton lajmi.net.

Pekini nuk zbuloi kohën ose vendndodhjen e stërvitjes, por pamjet e testimit u publikuan kohët e fundit nga transmetuesi shtetëror i vendit.

Klipi u nda gjithashtu nga Rocket Force, pjesë e Ushtrisë Liblirimtare Popullore (PLA), e cila merret me arsenalin në rritje të raketave të Pekinit.

Divizioni ushtarak nuk e përmendi modelin e raketës në videon e ndarë të shtunën në Weibo, rrjetin social kinez ekuivalent me ‘Twitter’.

Pamjet tregon raketën duke u lëshuar nga një shkretëtirë.

Sipas raportimeve, raketa kishte kapacitet të mbante kapak raketor deri në katër megatonë dhe të godiste një objektiv deri në 6.000 kilometra distancë. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Muzikantja luan me violinë derisa kirurgët ia heqin tumorin nga trurin

shprehja

92-vjeçari që po i sfidon të gjithë në vallëzim

shprehja

Sheiku i thërret devetë me emër, ato i përgjigjen atij

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë