May 28, 2022
Portali Shprehja

“Kisha një marrëveshje me United”, Kroos zbulon prapaskenën: Po të kisha shkuar atje…

Toni Kroos ka ripërshkuar disa momente të karrierës së tij të suksesshme në një intervistë të dhënë për Daily Mail, duke kujtuar edhe momentin kur në 2014-ën mund të kishte shkuar te Manchester United dhe jo te Real Madrid.

“E dija prej kohësh se Manchester United ishte i interesuar për mua. David Moyes më donte dhe e ka konfirmuar kur kemi folur. Kemi biseduar për projektet e Manchester United dhe kjo më kishte bindur”, ka thënë Kroos.

Tact Watches

“Në fund, kemi arritur një marrëveshje verbale. Transferimi nuk do të kishte qenë shumë i vështirë, në atë kohë kishim vetëm një fëmijë dhe ishte akoma i vogël. Gjithçka do të kishte funksionuar në mënyrën më të mirë”.

Megjithatë, pak kohë më vonë, Moyes u shkarkuar dhe operacioni dështoi. “Nuk jam një nga ata që mendon për atë që mund të kishte ndodhur. E përsëris, ishte gjithçka e mbaruar dhe kam qenë shumë afër United”, ka thënë Kroos.

“Ajo që mund të thëm tani është se po të kisha shkuar tek United, ndoshta nuk do ta kisha fituar Champions League tri herë. Nuk e kam sigurinë se do të kishte ndodhur”. Pas atij transferimi të munguar, në fakt, Kroos ka shkuar te Real Madrid. Dhe të gjithë e dimë se si kanë shkuar gjërat…

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment