February 1, 2023
Portali Shprehja

Kishte debutuar 14 vjeç si profesionist, sot jep spektakël te skuadra “simpatike” e Premier vetëm 18 vjeç!

18 vjeç e 77 ditë: 5 paraqitje, 3 gola, 2 asistime me ekipin e parë të Brighton. Ky është bilanci momental i Evan Ferguson, irlandez i lindur në vitin 2004, sulmues profesionist. Lojtari i ri në dispozicion të trajnerit De Zerbi është nga ana tjetër djali i një futbollisti: babai i tij Barry, megjithatë, nuk i ka kaluar kurrë kufijtë e Irlandës.

Përkundrazi, Evan, që nga skuadra e të rinjve të Bohemians, duket se ka nxituar të provoje shijen e Premier League. Në fakt, debutimi i tij në futbollin e të rriturve është i hershëm dhe pikërisht ndaj një skuadre ne Premier.

Është 11 korrik 2019 dhe vetëm 14 vjeç Evan luan disa minuta në një miqësore kundër Chelseat. Debutimi i tij në futbollin konkurrues nuk vonoi dhe një muaj para se te mbushte 15-vjeç, më 20 shtator të të njëjtit vit, ai doli në fushë kundër Derry City.

Edhe 2 vite në Irlandë dhe ai ra në sy nga Brighton, i cili në janar të 2021-shit e futi në akademinë e tyre, duke e vjedhur nga Liverpool. Edhe në Angli, debutimi i tij me ekipin e parë erdhi herët dhe më 24 gusht ai doli në fushë në raundin e dytë të Kupës së Ligës kundër Cardiff City. Sezonin e kaluar ai u dallua vazhdimisht si ‘lojtari i muajit’ në ligën angleze U-23, duke fituar edhe disa ndeshje të tjera në vazhdim, gjithmonë në Kupën e Ligës.

Në shkurt të 2022, ai bëri debutimin e tij në Premier League, në humbjen kundër Burnley. Vazhdimesia, megjithatë, gjendet në këtë sezon. Filloi me gola dhe asistime në paraqitjen e parë në EFL kundër Forest Green në gusht. Më pas vjen kontrata e parë profesionale.

Së fundi, 4 ditët më të rëndësishme të karrierës së tij deri tani. Në paraqitjen e tij të tretë në Premier League, më 31 dhjetor, ai shënoi në humbjen kundër Arsenalit. Tre ditë më vonë, kundër Evertonit, ai arriti të bëjë edhe më mirë: gola dhe asistime për fitoren e Pulëbardhave. Një ndikim përrallor për Evan Ferguson në Premier League.

.

Të Ngjajshme

Interit i mjafton Darmian, në gjysmëfinale të Coppa Italia! Newcastle siguron finalen e Kupës së Ligës Angleze (PAMJET)

admin

ABSURDE DHE PATETIKE | Ziyech ka ngecur te zyrat e PSG pa firmosur dot! Chelsea nis 3 herë dokumentet gabim…

admin

12 ORË PA PUSHIM NEGOCIATA! Fernandez-Chelsea, të gjitha detajet e transferimit rekord në Premier. River Plate shkruan historinë gjithashtu…

admin

Leave a Comment