October 2, 2022
Portali Shprehja

Kjo është ambasadorja e ardhshme në Sllovaki

Gazetar: Lluka Andreev

Agron Buxhaku, Metodija Belevski dhe Driton Kuçi, edhe pse ishin të pranishëm në korridoret e Kuvendit, nuk erdhën në radhë, pasi kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme, Antonio Milloshoski, e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi vazhdim për nesër, shkruan Alsat.

Lidhur me taktizimet për këto seanca në Kuvend dhe akuzat e mëparshme të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, se Milloshoski qëllimisht po e ngec procesin, deputeti ia kaloi “topin” ministrit.

Milloshoski thotë se Ministria e Jashtme ka këmbëngulur që kandidatët të dëgjohen në seancë të mbyllur, për shkak të informacioneve të besueshme, andaj është vënë në pikëpyetje kuorumi për punë, pasi deputetët e BDI-së nuk kanë pasur certifikatën përkatëse.

“Ka problem me deputetët e BDI-së, të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për certifikatë të sigurisë dhe si deputetë nuk mund të vendosin për materialet që dorëzohen me termin “rreptësishtë të besueshme” ose sekret shtetëror ndërsa materiale të tilla ndonjëherë dorëzohen nga Ministria e Jashtme, prandaj Bujar Osmani bën mirë t’u sugjerojë deputetëve të tij ta përmbushin detyrën”, tha Antonio Milloshoski- deputet i VMRO DPMNE.

Ministria e Jashtme ka kërkuar menjëherë që seanca e sotme të jetë e hapur, pas së cilës kandidatja e vetme e dëgjuar ishte ambasadorja Evgenia Ilieva, e cila do të niset për në Bratislavë. Ajo paralajmëroi forcimin e bashkëpunimit ekonomik, pasi tregtia me Sllovakinë arrin në vetëm 107 milionë euro.

“Mbështetja e Sllovakisë, mbi të gjitha, u theksua si një nga mbështetësit tanë më të mëdhenj në integrimet evropiane dhe e njëjta gjë ishte edhe me integrimet euroatlantike, për të cilat në shenjë mirënjohjeje ndaj Sllovakisë u vendos që të hapet një ambasadë rezidente e jona”, u shpreh Evgenia Ilieva- ambasadore në Sllovaki.

Seanca pritet të vazhdojë nesër për kandidatët për në Otavë, Oslo dhe Bruksel. Në ndërkohë, Milloshoski informon se Komisioni ende nuk i ka pranuar materialet për kandidatët për në Sofje dhe Paris, ku është planifikuar të dërgohen ambasadorja e fundit në Bruksel, Agneza Rusi dhe Viktor Dimovski, drejtor aktual i Agjencisë për Siguri Kombëtare./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Kalendari historik i datës 2 tetor

Kosovë/ Ndërpritet greva, mësimi fillon të hënën, më 3 tetor

Leave a Comment