15.5 C
Skopje
September 22, 2019
Informacione Vendi

Kjo është gjendja në spitalin e dializës në Strugë (VIDEO)

Kaos i vërtetë ka ndodhur mbrëmë në spitalin e dializës në Strugë. Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, tavanet kanë lëshuar ujin duke vërshuar hapësirat e objektit të spitalit kurse pacientët me krevate janë nxjerrë në korridor. Kjo mund të shihet nga video amatore që sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale. “Kjo ndodh shpesh…nëse bie një shi pak më i fuqishëm, menjëherë paraqiten probleme. Uji largohet me kova e me legenë. Ndodh që në ndonjë dhomë të ketë të sëmurë, dhe ata duhet t’i reagojnë”. Edhe sot vëreheshin shenja nga tavanet dhe muret e lagur, informon Alsat-M. “Korridoret dhe dhomat e reja kanë vërshuar dhe tani atje nuk ka pacientë. Duhet të bëhet diçka. Kjo është tmerr…”. Drejtori i spitalit, Aleksandar Poposki thotë se bëhet fjalë për problem të vjetër që po zvarritet me vite e me të cilin janë të njoftuar Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Në prill është shpallur tender për riparim të plotë të çatisë, por është anuluar.

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj ndërpret fjalimin në Gjilan, respekton ezanin

shprehja

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

shprehja

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

shprehja